Britania pritet të goditet nga stuhia më e keqe e dekadës

Britania pritet të goditet nga stuhia më e keqe e dekadës

Britania e Madhe pritet të goditet nga një stuhi që po cilësohet si më e keqja e kësaj dekade. Daily Mail thotë se sot në Britani të Madhe moti do të jetë tejet i nxehtë,’më nxehtë se në Stamboll’, para se stuhia e cila po i afrohet ta godasë atë në bregun perëndimor me erëra 100 mph.

Ekspertet paralajmërojnë se kjo mund të jetë stuhia më e keqe e dekadës, duke i lëshuar alarm për qytetarët.

Britanikët në pjesën jugore do të kenë mot me temperatura të rehatshme prej 22 gradë, mirëpo thuhet se qielli do te jetë i mbuluar me re të dendura.

Këto kushte atmosferike, ekspertët paralajmërojnë se mund t’i hapin rrugë një uragani, i cili pritet ta godasë Britaninë e Madhe.

Para 30 viteve, Britania u ballafaqua me një stuhi të madhe e cila kishte shkatërruar pothuajse tërë vendin. Ekspertët për këtë kanë paralajmëruar se një uragan i ngjashëm po afrohet sërish, i cili do të sjell rrebesh shiu dhe ere në 75 kilometra në orë, ndërsa do të drejtohet në veri-perëndim.

Mbrëmë, Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA ka paralajmëruar se ky uragan, i cili tashmë ka edhe një emër e që pritet ta godasë Britaninë, do të kalojë në një ciklon post-tropikal të forcës së stuhisë deri të nënën, kur do të lëvizë pranë Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

COMMENTS