Britani: Më 29 mars aktivizohet procedura për dalje nga BE-ja

Ndodh edhe kjo: Malazezi pagoi për nuse, mori gjyshe nga Shqipëria
VV: Lehtësimi i votimit përmes transportit është proces normal në gjithë botën

Britania thotë se më 29 mars do ta aktivizojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, pas referendumit të vitit të kaluar, ku votuesit vendosën për tërheqje nga BE-ja.

Një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, tha sot se qeveria e Britanisë e ka informuar Zyrën e presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, për synimin për aktivizimin e Kapitullit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që paraqet njoftim formal për synimin e një shteti anëtar që të largohet nga BE-ja.

‘Ne jemi në prag të negociatave më të rëndësishme për këtë vend për një gjeneratë’, tha sekretari britanik për Brexit, David Davis.

Në përgjigje të këtij njoftimi, presidenti Tusk tha se ai do t’i përfaqësojë shtetet e tjera anëtare në BE, me një propozim të udhëzimeve për negociata, brenda 48 orëve, pasi të aktivizohet Artikulli 50.

Negociatat për kushtet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian duhet të përfundojnë brenda dy vitesh. Tash për tash, Britania është shteti i vetëm në Bashkimin Evropian, që ka vendosur të largohet dhe e ka aktivizuar Artikullin 50.

COMMENTS