Brian Yee: Zgjedhjet e parakohshme s’janë opsion

Zv/ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlam

Zv/ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.

Në këtë intervistë, e cila transmetohet sonte nëRTK, ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, demarkacionin dhe asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.

Zv/ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listes serbe. Brian Yee nuk u paraqit me deklaratë para mediave.

COMMENTS