Brenda shtëpisë më të sigurtë në botë (Foto)

Brenda shtëpisë më të sigurtë në botë (Foto)

Një rezidencë e cila ka shumë karakteristika të avancuara të sigurisë, për të cilën disa mund të thonë se është shtëpia më e sigurt në SHBA, sapo ka dalë në shitje me një çmim prej 14.7 milionë dollarëve.

‘Rice House’ në Alpharetta ka tetë dhoma të fjetjes, ndërsa posedon teatër privat, hapësirë për të luajtur ‘bowling’, pishinë, hapësirë për qitje me armë, etj.

Por karakteristikat e fshehta të sigurisë së kësaj rezidence, e bëjnë këtë shtëpi të përshtatshme për të gjithë milionerët paranojak.

Dyer të fshehta në këtë shtëpi ju shpijnë në një bunker me hapësirë 1935 metra katrorë, ku në raste të ndryshme mund të qëndroni aty për vite të tëra.

Vlen të ceket se bunkeri furnizohet me sistem të energjisë solare dhe me nxehtësi gjeotermale.

Dyert e shtëpisë gjithashtu janë të papërshkueshme nga plumbat (bulletproof) dhe mund t’i bëjnë ballë plumbave të një arme AK-47.

Përveç këtyre, edhe dhoma e mysafirëve dhe dhoma kryesore kanë dhoma të pavarura të sigurisë, ndërsa përgjatë shtëpisë gjenden edhe dyer tjera sekrete të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme.

COMMENTS