Brenda burgut ku ia ‘vlen’ të vuash dënimin! (Video)

Brenda burgut ku ia ‘vlen’ të vuash dënimin! (Video)

Shtëpia shumëngjyrëshe, dekorimi i veçantë i Amina Mucciolo (Video)
Të pini apo jo katër kafe në ditë? (Video)

Në qeli do të ketë laptop, telefona mobil, dush dhe tualet luksoz

Të burgosurit do të kenë telefonat dhe laptopët e tyre personal në burgun më të ri, që pritet të hapet në Britani dhe që konsiderohet si më i madhi i ndërtuar deri më tani.

HMP Berwyn që do të hapet në Wrexham, mund të mbajë nëpër qeli më shumë se 2.100 të burgosur.

Dy persona do ta ndajnë nga një dhomë pasi ato nuk quhen qelia, sepse brenda tyre do të kenë laptop, telefona mobil, dush dhe tualet luksoz.

Laptopët nuk do të kenë qasje në internet por do të përdoren për aranzhimin e vizitave, porositjen e ushqimit për një javë dhe kryerjen e detyrave gjatë studimit brenda burgut.

Menaxheri i burgut luksoz që kap vlerën e 256 milionë funteve, Russ Trent ka marrë shumë kritika për faktin se burgu nuk duket edhe aq shumë ndëshkues.

‘Mendoj se ky burg do të shërbej si një vend për rehabilitimin e të burgosurve, të cilët do të kenë kushte siç i kanë në shtëpitë e tyre’, ka shtuar Trent.

COMMENTS