Brenda apartmentit luksoz të Rihannës, të cilin këngëtarja po e shet për një çmim shumë më të lirë (Foto)

Brenda apartmentit luksoz të Rihannës, të cilin këngëtarja po e shet për një çmim shumë më të lirë (Foto)

Ka pasuri prej 500 milionë eurove: Mariah Carey i vidhen portofole dhe syze në vlerë 40 mijë dollarëshe
Kështu festuan Andrra dhe Sinani përvjetorin e martesës (Foto)

Këngëtarja Rihanna është duke shitur apartamentin e saj luksoz në New York.

Dhe Rihanna po i jep blerësit me fat një zbritje të madhe në pronën luksoze, e cila ndodhet në zonën e modës Soho të Manhatanit, në qendër të qytetit në New Yorkut.

Bëhet fjalë për një apartament me katër dhoma gjumi, me sipërfaqe 4,660 metra katrorë të hapësirës jetësore përhapur në dy kate.

Ai përfshin gjithashtu një tarracë të gjerë rreth 2.400 metra katrorë me pamje 360 gradë të qytetit të New Yorkut.

Apartamenti i Rihannës është dy milionë paund më i lirë sesa në kohën kur ishte blerë.

Rihanna ka banuar në një apartament luksoz me kuzhinë moderne dhe sallon madhështor, me katër dhoma gjumi dhe tre banjo të plota, për katër vjet.

Apartamenti ndodhet në katet 11 dhe 12 të ndërtesës dhe ka tavanet 13 metra.

Tani është e listuar në ‘Zoopla’, e cila e ka vënë atë në ankand për 16.95 milionë dollarë amerikanë, por Rihanna nuk do të jetë pa shtëpi, ndërsa ajo pret për shitjen e banesës së saj.

Këngëtarja e hitit ‘Rude Boy’ zotëron prona të shumta në Los Anxhelos dhe Barbados, dhe kohët e fundit bleu një rezidencë në “Hollywood Hills” për 6.5 milion dollarë, e cila përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi, një kinema dhe një pishinë.

Ajo zotëron gjithashtu një rezidencë në Barbados, e cila ka një vlerë prej 22 milion dollarësh.

COMMENTS