Brenda këtij viti do të lëshohet për qarkullim një pjesë e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja në konsorc
Brenda këtij viti do të lëshohet për qarkullim një pjesë e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja në konsorciumin turko-amerikan ‘Bechtel-Enka’, Ela Ruçi, e cila thotë se kompania po punon sipas dinamikës së paraparë.
‘Ekipi i ‘Bechtel-Enka’, po punon intensivisht në të gjithë gjatësinë e këtij korridori. Objektivi ynë në bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë e Kosovës është që brenda këtij viti të lirohen për trafik 20km e para të kësaj autostrade’, ka thënë Ruçi për transmetuesin publik.
Ndryshe Rruga 6, Prishtinë – Hani i Elezit ‘Arbën Xhaferi’ është Autostrada e dytë e Kosovës, pas asaj me Shqipërinë. Kjo rrugë është me gjatësi prej 55 kilometrash, duke filluar nga Prishtina, Lipjani për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.
COMMENTS