Brazili e ndalon Whatsapp-in

Aplikacioni WhatsApp është ndaluar përkohësisht në Brazil, pas vendimit të një gjykatësi pasi që kompania ka hezituar të jap informacionet e kërkuara nga gjykata për një rast të hetimeve kriminale, shkruan BBC.

Ky është suspendimi i tretë brenda dy viteve, i cili zgjati për disa orë, kështu duke ndikuar tek miliona përdorues.

Megjithatë, gjykatësi nga Gjykata Supreme, Ricardo Lewandowski, më vonë ka tërhequr vendimin për ndalesë duke thënë që është disproporcional.

WhatsApp ka deklaruar që nuk ka pasur qasje në informacionet e kërkuara.

Suspendimi i fundit ka ndodhur në muajin maj, duke ndikuar rreth 100 milionë përdorues.

COMMENTS