Botohet transkripta e bisedës për planin e kidnapimit të Milo Gjukanoviqit

Gazeta e përditshme ‘Podgorica’ ka publikuar transkriptën e një bisede të pretenduar që është bërë nga ish-kreu i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq me disa persona.

Sipas kësaj bisede ata konfirmojnë se Dikiq me një grup njerëzish po planifikonin grabitjen e kryeministrit Milo Gjukanoviq, në qoftë se do të fitoheshin zgjedhjet.

‘Podgorica’ ka pohuar se transkripta është autentike, dhe se bisedimet ishin në mes Dikiq dhe bashkëpunëtorëve të personave të arrestuar në Mal të Zi të dielën kur edhe u mbajtën zgjedhjet.

Nga kjo pjesë e transkriptës mbetet të kuptohet se Dikiq kishte koordinim me grupin e tij dhe me subjekte të caktuara politike në Mal të Zi dhe me disa bashkëpunëtorë të tjerë nga Rusia, të cilët kanë fushatë kundër NATO-s.

bratislav-dikiq

COMMENTS