Bota mahnitet me qenin që shpëtoi 52 jetë njerëzish nga tërmeti në Meksikë

Bota mahnitet me qenin që shpëtoi 52 jetë njerëzish nga tërmeti në Meksikë

Një qen ka marrë epitetin e heroit pasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën, transmeton Gazeta Met

Një qen ka marrë epitetin e heroit pasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën, transmeton Gazeta Metro.

Qeni me emrin Frida, që punon për autoritetet shtetërore, ka bërë kërkime nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke bërë që disa njerëz të shpëtojnë pasi u gjetën nga qeni. Sipas policisë, përgjatë karrierës së tij, ka shpëtuar 52 jetë njerëzish nëpër katastrofa të ndryshme natyrore.

Fridën e ka nderuar edhe Presidenti Angel Pena Nieto, që ka shkruar në Twitter duke lavdëruar punën e kafshës. Mediat raportojnë se qeni ka pajisje speciale që e mbrojnë nga tymi dhe gjërat e forta.

Meksika, posaçërisht kryeqyteti, Meksiko City, është goditur nga tërmeti prej 7.1 ballësh Rihter ditë më parë.

COMMENTS