Boshnjaku: Sot mora ofertë për blerjen e klikimeve në YouTube (Foto)

Boshnjaku: Sot mora ofertë për blerjen e klikimeve në YouTube (Foto)

Rita Ora pjesë e kalendarit ‘Love’ (Video)
James Blake publikon këngën e re me Natalie Portman (Video)

Blerja e klikimeve në rrjetin e ‘Youtube’-s nga këngëtarët shqiptarë, është një temë që trajtohet qe një kohë të gjatë dhe nuk dihet nëse do t’i vijë fundi ndonjëherë.

Numri i klikimeve milionëshe në projektet muzikore në vetëm pak ditë, ka bërë që vazhdimisht të dyshohet në vërtetësinë e tyre, përcjellë zico.tv

I freskët fare është edhe ‘denoncimi’ që kompozitori i njohur Florent Boshnjaku, i ka bërë ‘ofertës së blerjes së klikimeve’, që ka arritur në adresë të tij.

Pa përmendur emra konkretë, Boshnjaku përmes një statusi në Facebook, është shprehur për këtë akt mashtrues.

Ai ka thënë se mungesa e një tregu të mirëfilltë muzikor në Kosovë e Shqipëri ka rritur punën e ofertuesve për blerjen e klikimeve, përcjellë zico.tv

Ky është postimi i plotë i z. Boshnjaku:

Oferta e Blerjes së klikimeve

‘Sot e mora një mesazh me një ofertë të blerjes së klikimeve në YouTube. Kjo po tregon shumë që mungesa e mirëfilltë e një tregu të zhvilluar muzikor po mungon shumë në Kosovë edhe në Shqipëri. Çdo gjë është më e rëndësishme në këtë moment se muzika. Klikimet, ‘look’-u , flokët etj. etj. Të gjitha janë më të rëndësishme se arsyeja kryesore pse bëhet një klip dhe pse dikush performon në atë klip e qe është muzika. Muzika nuk ka çmim’.

COMMENTS