Borissov: Duhet të ndryshojë Ballkani praktikat e jo BE-ja

Borissov: Duhet të ndryshojë Ballkani praktikat e jo BE-ja

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov i cili sot ka arritur në Kosovë, ka nisur takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, e shpejt pritet të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Thaçi në një konferencë për medie me Borissov, e falënderoi atë dhe shtetin bullgar për fqinjësinë e mirë, pajtimin, paqen dhe stabilitetin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar edhe me medalje kryeministrin bullgar, Boyko Borissov. Thaçi e dekoroi me medaljen presidenciale të 10 vjetorit të pavarësisë.

Borissov u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të lënë me një anë egoizmat personale ngase kjo sipas tij, është fatale për të ardhmen e këtyre shteteve.

Borissov tha se Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zgjidhin problemet e tyre.

‘Kaluan shumë vite, para disa viteve kam ardhur këtu për të vizituar dhe ne kemi për përparimin që është arritur gjatë këtyre 10 viteve dhe keni zgjedh rrugën e drejt. Kur jam në Beograd me miqtë e mi gjithmonë e përmend shokun tonë Hashim Thaçi. Prandaj duhet të vazhdojë dialogu, sepse në Bashkimin Evropian do të pranohen shtete pa probleme. Nuk keni alternativë, ju jeni të obliguar të zgjidhni problemet me Serbinë. Nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Shpresoj sinqerisht që midis Shkupit dhe Athinës të zgjedhin problemet. Ne me Maqedoninë dhamë shembullin e mirë. Ju jeni të detyruar bashkë me Serbët t’i zgjidhni mosmarrëveshjet atëherë Bashkimi Evropian do të shoh me sy tjetër pjesën tonë. Tani i propozoj kryeministrit që të organizoj një vizitë në Bullgari me ministra kosovarë, të vizitojnë edhe sektorin e turizmit sepse në Kosovë ka vende shumë të mira dhe mund të ndihmojmë me investime. Borissov thotë se perspektiva Evropiane e Ballkanit është e padiskutueshme, por për këtë qëllim duhet të ndryshoj Ballkani praktikat dhe jo BE-ja për hir të Ballkanit’, tha ai, transmeton Koha.net.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Borissov tha se nuk i do ndarjet që po bëhen në Ballkan.

‘Ne jemi një. I bindim shtetit nga BE se nuk do të ekzistojnë gropa të zeza’, tha ai.

Ndërkaq, Thaçi tha se në kuadër të përkushtimeve të Kosovës, Bullgaria ka qenë model në kriteret në BE.

‘Jemi në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 95 kritere, në tërësi i ka realizuar. Në veçanti, pas kalimit të demarkacionit, pas takimeve me komisionarët dhe me Mogherinin, do ndodh edhe liberalizimi këtë vit. Modeli dhe këshillat nga presidenca bullgare, do të vlejnë edhe për ne. Bullgaria e ka trajtuar mirë dhe drejt rajonin. Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, Kosova është organ që punon që edhe Rusia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, për paqe dhe stabilitet në rajon, gjithashtu edhe për Serbinë. Neve nuk na pengon raporti Serbi-Rusi, por duke njohur Kosovën, Rusia ndihmon edhe Serbinë’, tha Thaçi.

COMMENTS