Borania në mënyrë dalmatine: Shija e detit në ushqim të shëndetshëm!

Sandviç në kulaç (Video)
File peshku me salcë limoni

Përbërësit:

400 g borani
2 patate madhësie mesatare
3 thelpinj hudhre
pak kripë dhe piper
pak vaj ulliri

Përgatitja:

Patatet i pritni në katrorë dhe i zieni në temperaturë mesatare.

Kur patatet të zbuten, në të njëjtën tenxhere shtoni boranitë (të pjekur apo të gjelbër).

Zieni edhe 10 deri 15 minuta, pastaj kullojeni ujin.

Qitni kripë, piper dhe hudhër pluhur apo 3 thelpinjtë e hudhrës të prerë imët.

Të gjitha këtyre me kujdes u hidhni vaj ulliri dhe mund t’i servoni.

COMMENTS