Bora zbardhë Saharën (Foto)

Rëra e kuqe u mbulua nga fluskat e bardha të borës në afërsi të qytetit algjerian, Ain Sefra, dje pasdite, raporton Mirror.

Hera e fundit që ka rënë borë në shkretëtirën e Saharës, më e madhja në botë, ishte 37 vjet më parë. Pamje të bukura nga ky fenomen i rrallë në Saharë i ka sjell fotografi amator Karim Bouchetata.

Në Ain Sefra, që njihet ndryshe si ‘porta e shkretëtirës’, kishte rënë më 18 shkurt 1979. Në atë kohë bora kishte qëndruar vetëm një orë e gjysmë, por dje ishte më jetëgjatë duke qëndruar tërë ditën në vendin që është mbi 1 mijë nga niveli i detit dhe është i rrethuar nga malet Atlas.

‘Të gjithë ishin të habitur me borën që ra në shkretëtirë, kjo është një dukuri shumë e rrallë. Dukej e mrekullueshme pas rënies së borës dhe bëra foto fantastike. Bora qëndroi rreth një ditë dhe tani është shkrirë’, ka thënë Bouchetata.

COMMENTS