‘Bombardon’ Blatter: Shortet e UEFA-s, të kurdisura

‘Bombardon’ Blatter: Shortet e UEFA-s, të kurdisura

Ja fajtori për eliminimin e Anglisë
Gjilani bëhet me stadiumin më modern në Kosovë (Foto)

Sepp Blatter shokon botën e futbollit me deklaratat e tij të forta ndaj UEFA.

Në një intervistë për të përditshmen argjentinase ‘La Nacion’, ish presidenti i FIFA theksoi se ka qenë dëshmitar në trukimet e shorteve nga Federata Evropiane e Futbollit. Këtë deklaratë Blatter e bëri pas aludimeve për favorizim të Argjentinës në shortin e Botërorit të Brazilit.

‘Shorti i Kupës së Botës i vitit 2014 ishte i qartë deri në detajin më të fundit’, tha 80 vjeçari. ‘Nuk i kam prekur kurrë goglat ne shorteve, pasi këtë e bënin të tjerë. Sigurisht goglat mund të dalloheshin duke i ftohur apo i nxehur ato. Teknikisht kjo mund të ndodhë, por te FIFA nuk ka ndodhur asnjëherë. Te shortet e UEFA, po, pasi kam qenë dëshmitar’.

Blatter është i pezulluar me 6 vjet nga aktivitetet për shkak të pagesës së 1.8 milionë eurove kryer në llogari të Michel Platini për një shërbim të këtij të fundit.

COMMENTS