Boca kërkon Buffonin

Boca kërkon Buffonin

Orari i javës së 23-të në Superligën e Kosovës
Xhaka starton kundër Southampton, formacionet zyrtare (Foto)

Drejtuesit e Boca Juniors kanë habitur të gjithë me interesimin për portierin Gianluigi Buffon, përcjellë sajti ‘Calciomercato’.

40-vjeçari, në fund të këtij edicioni pritet të tërhiqet nga futbolli aktiv, por Boca i ka ofruar mundësinë atij që ta vazhdojë karrierën.

Mësohet se Buffon tashmë është kontaktuar nga ish-bashkëlojtari i tij te Juventusi, Carlos Tevez, që e ka ftuar në Argjentinë.

Te Boca po shpresojnë ta bindin Buffonin që t’i bashkohet ekipit para se të fillojë faza e nokautit në Copa Libertadores (7 gusht).

Buffon prej vitit 2001 është pjesë e Juventusit dhe kontrata me kampionin në fuqi të Italisë i skadon në fund të këtij edicioni.

COMMENTS