Bllokim të seancave – Paraljmërimi i OVL-UÇK nëse nuk rishikohet Ligji për Specialen

Bllokim të seancave – Paraljmërimi i OVL-UÇK nëse nuk rishikohet Ligji për Specialen

Borxhin e rrymës në veri e paguajnë qytetarët nga viset tjera
Rugova garanton se nuk do ta votojë Haradinajn në PAN

Organizata e dala nga lufta paralajmërojnë se do të pamundësojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës, për sa kohë qe nuk përfillet kërkesa e tyre, e vetme qe është plotësim ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve qe të votojnë pro ndryshimit të këtij ligji.

Gucati ka paralajmëruar se të hënën në ora 09:00, veteranet do të protestojnë në mënyre qe ky ligj të plotësohet.

‘Ndërmend e kemi me blloku çdo seancë, nëse nuk përfillet kërkesa jonë. U bëj apel të gjitha grupeve parlamentare edhe AAK-se dhe Nismës qe të kthehen në Kuvend dhe ta përkrahin iniciativën e deputetit Nait Hasani’, ka thënë Gucati.

Ligji i miratuar në gusht të vitit 2015, sipas tij, është diskriminues dhe si i tillë duhet të plotësohet.

‘Ne organizatat e dala nga lufta kemi kërkuar qe Gjykata Speciale të mos jetë e një anshme, por të jetë për të gjithë ata qe kanë kryer krime në Kosovë, pa dallim a janë shqiptar apo serb. Kërkesa është të plotësohet ligji’, ka theksuar ai.

I pyetur nëse është vonë për plotësimin e këtij ligji, Gucati ka thënë se ai është emëruar rishtazi në krye të OVL-UCK-së dhe qysh në fillim të marrjes se mandatit ka kërkuar plotësimin e këtij ligji.

Krejt në fund, Gucati ka bërë me dije se edhe të hënën një grup i OVL-UÇK do të shkojnë në Kuvend për të parë se a do të futet në rend të ditës plotësim ndryshimin e këtij ligji.

Ndryshe, Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale ishte miratuar pas tentimit të dytë në gusht të vitit 2015. Kundër themelimit të kësaj gjykatë kanë votuar tri partitë opozitare, VV-AAK-NISMA.

COMMENTS