Bleu shtëpi, nën të gjeti bunkerin e madh të Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Bleu shtëpi, nën të gjeti bunkerin e madh të Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Rruga drejt qiellit (Video)
Ngordhin nga uria rreth 40 mijë pinguinë të vegjël (Video)

Richard Asare-Joy nuk donte të jetonte më në Kent, andaj ka blerë një shtëpi në Somerset të Anglisë, për të nisur një jetë të re me familje e tij.

Burri 47-vjeçar kishte blerë për rreth 500 mijë euro një shtëpi me pesë dhoma gjumi, shumë komode, moderne por që fshihte një sekret.

Poshtë objektit të banimit ndodhej hapësira e rrethuar me mure të trasha rreth një metër, që ishte përdorur si bunker gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjeneratori dhe disa pajisje tjera
Të paprekura kanë mbetur gjeneratorët, sistemi i ajrosjes dhe kanalizimit, vetëm se shumë të amortizuara.

Sipër bunkerit kishte qenë e njëjta ndërtesë e kamufluar si shtëpi familjare, por që është përdorur nga ushtarët për të vëzhguar lëvizjen e aeroplanëve të armikut.

COMMENTS