Blerta Avdili, shqiptarja që sulmoi Vlora Çitakun me vezë (Foto & Video)

Blerta Avdili është studentja shqiptare e cila mbrëmjen e kaluar sulmoi Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun. Ngjarja ka ndodhur gjatë një

Blerta Avdili është studentja shqiptare e cila mbrëmjen e kaluar sulmoi Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një bashkëbisedimi në ‘Denver Woman in International Security’ ligjërtarë në të cilën ambasadorja Çitaku ishte e shoqëruar dhe nga ambasadori Christopher Hill.

Në bazë të disa publikimeve të aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, Blerta Avdili është po ashtu aktiviste e ktij subjekti partiak.

Avdili para se të hidhte vezë në drejtim të Ambasadores Çitaku, e akuzoi atë si kriminele për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ndërkohë për sulmin ka rrëfyer edhe vetë ambasadorja në një postim në Facebook.

Ky ishte postimi i Vlorës mbrëmë

‘Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë. Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj. Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse (duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim. Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin. Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip. Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit. Kaq për sonte. Vlora”.

COMMENTS