Blero përkrah Juventusin në finale pas kualifikimit të Realit (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi vazhdon t’i acarrojë tifozët e Real Madridit. Si adhurues i madh i futbollit që është ai nuk mundi pa komentuar për final

Këngëtari Blero Muharremi vazhdon t’i acarrojë tifozët e Real Madridit.

Si adhurues i madh i futbollit që është ai nuk mundi pa komentuar për finalen e Ligës së Kampionëve edhe pse aty nuk është Barcelona, ekipi i tij i preferuar.

Në një postim në Snapchat Blero ka publikuar një foto në përkrahje të Juventusit.

Dihet se Blero ka një raport të acarruar me tifozët e Real Madridit të cilët e kritikojnë shpesh për qëndrimin e tij kontravers.

Kujtojmë se këngëtari ka pranuar se më parë ka qenë edhe vet futbollist.

COMMENTS