Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova vazhdon të mbetet njëra ndër stilistet më kreative në vend. Ajo ka arritur ta përfundojë me sukses ko
Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova vazhdon të mbetet njëra ndër stilistet më kreative në vend.
Ajo ka arritur ta përfundojë me sukses koleksionin e saj të ri, ku ka disa muaj që ka punuar rreth tij.
Bëhet fjalë për një mini-koleksion, dedikuar vajzave të vogla, veshje të cilat janë punuar enkas për to, të dizajnuara me stil të veçantë.
Në një prononcim për Telegrafin, Blerina tregoi se ndjehet e lumtur që arriti të realizojë një linjë veshjesh të tilla, dëshirë të cilën e kishte prej kohësh.
‘Është hera e parë që kam realizuar një linjë veshjesh për vajzat e vogla, kemi punuar me përkushtim, dhe më vjen mirë që arrita ta përfundoj me sukses një koleksion të tillë’, u shpreh stilistja e njohur.
Në rrjetet sociale, Blerina ka publikuar edhe videon promovuese të koleksionit, e cila sjell vajzat e vogla të veshura me fustanet e veçanta të markës ‘BKR’.
COMMENTS