Bizneset e Luksemburgut ftohen të investojnë në Kosovë

Bizneset e Luksemburgut ftohen të investojnë në Kosovë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, në hapjen e Forumit Ekonomik 'Kosova dhe Luksemburgu, mundësitë për sinergji të bizneseve' të mb

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, në hapjen e Forumit Ekonomik ‘Kosova dhe Luksemburgu, mundësitë për sinergji të bizneseve’ të mbajtur në Luksemburg, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Luksemburgut, ka ftuar bizneset që të investojnë në Kosovë.

Vuniqi ka thënë se Luksemburgu është ndër shtetet më mbështetëse të Kosovës. Sipas saj, ky shtet ka qëndruar karshi Kosovës në të gjitha periudhat si në mbështetjen ushtarake të pasluftës, po ashtu edhe në ndihma të tjera.

‘Tani është koha që së bashku të lëvizim marrëdhëniet tona në bashkëpunim ekonomik. Prandaj, nuk ka më mirë se të nxisim marrëdhëniet ndërmjet bizneseve, si krijues të vlerave reale të shoqërive moderne’, ka thënë Vuniqi.

Vuniqi në Luksemburg ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, ndërsa ka shtuar se Kosova tanimë renditet e 40-ta në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes.

Sipas Vuniqit, Kosova është një shtet i ri dhe dinamik, me popullsi të re dhe të kualifikuar, me burime natyrore, infrastrukturë dhe politika të favorshme fiskale, si dhe treg të madh.

COMMENTS