Bizelet rregullojnë presionin (Video)

Bizelet rregullojnë presionin (Video)

Këto janë vendet më miqësore në botë (Video)
Shtrati që ju ‘shpëton’ nga tërmeti (Video)

Bizelet janë një burim i çmuar substancash kardiotonike: ulin kolesterolin e keq, rregullojnë presionin, parandalojnë anemitë dhe dobësitë.

Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi, i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Dy mineralet e fundit janë antioksidantë shumë të fuqishëm.

Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë. Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate oriz, ose makarona, janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.

COMMENTS