Biskota të bardha

Biskota të bardha

Krem universal ëmbëlsirash
Pite misri me lëpjetë

Një ide për të përdorur lëvoret e portokallit. Gatuani këto biskota të shijshme e të bardha.

Përbërësit:
300 gr bajame të bluara
150 gr çokollatë e bardhë
120 gr sheqer
3 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle niseshte
1 pluhur pjekurinash
2 vezë
1 lëvore portokalli

Udhëzimet:
Vezët rrahini bashkë me sheqerin derisa të fitoni një masë kremoze.

Pastaj, tek masa shtoni çokollatën e shkrirë, bajamet, lëvoren e portokallit, miellin, pluhurin për pjekurina dhe niseshtenë.

Formoni një brumë të butë. Nga brumi I formuar ndani toptha të vegjël, të cilët duhet më pas t’I rendisni në tavën përkatëse dhe t’i lini të pushojnë për 2 orë.

Pas kësaj periudhe, biskotat e formuara, piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 5 minuta.

Ju bëfshin mirë.

COMMENTS