Biskota shtëpie

Biskota shtëpie

Supë peshku me perime
Mish pule e makarona në tigan

Një ditë me shi. Një filxhan çaj dhe… biskota të bëra në shtëpi. Çfarë kërkoni më shumë?

Përbërësit

150 gr gjalpë të shkrirë
½ gotë uji vaj
1 vezë
5 lugë gjelle sheqer pluhur
4 lugë gjelle niseshte
1/2 pluhur pjekurinash
1 sheqer vanilje Podravka
miell
kakao
bajame të copëtuara
arra

Udhëzimet

Bëjmë bashkë të gjithë përbërësit e lartcekur, duke formuar një brumë të butë. Biskotave u japim format që dëshirojmë dhe i rendisim në tepsinë e mbuluar me letër kuzhine.

Për biskotat ngjyrë kafe, ndajmë anash pak nga brumi dhe në fund i shtojmë kakao e i bëjmë biskotat.

Biskotat e përgatitura kështu piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për 15-20 min.

COMMENTS