Biskota pa sheqer

Biskota pa sheqer

Pogaçja e ndrydhur me djathë dhe qumësht
Bukë për hot-dog

Këto biskota të shëndetshme janë ideale për fëmijët, pasi nuk përmbajnë sheqer, por vetëm ëmbëlsues natyralë.

Përbërësit:

1 vezë
1 banane
100 gr gjalpë
50 ml kos
100 gr hurma
220 gr miell misri
100 gr miell gruri

Udhëzimet:
Furrën ngroheni në 180 gradë.

Hurmave largojuni bërthamat dhe prisni në copa të imëta. Bananen qërojeni dhe shtypeni me pirun.

Njëkohësisht shkrini gjalpën.

Pastaj në një enë hidhni të gjithë përbërësit gradualisht dhe formoni një brumë të butë që nuk të ngjit në duar.

Nga ky brumë, krijoni toptha të vegjël, të cilët i rendisni në tepsinë ku do të piqen.

Piqen për 15-20 minuta në furrën e parangrohur.

COMMENTS