Biskota me reçel kumbulle

Biskota me reçel kumbulle

Qofte të kreshmore të cilat do t’i dëshironi: Zëvendësimi i mishit është shumë i shijshëm!
Mish pule me oriz. Drekë e shpejtë për tërë familjen (video)

Nëse po kërkoni ndonjë recetë për biskota të buta e shumë të shijshme, atëherë Me Shije është adresa e duhur për ju. Këto biskota do t’i gatuani shpesh… ndonjëherë edhe dy herë në ditë.

Përbërësit:

650 gr miell
340 ml vaj
170 ml ujë
1 pluhur pjekurinash
Për mbushjen:
recel kumbulle
Plus:
3-4 lugë gjelle sheqer pluhur

Udhëzimet:

Ujin me vaj i vlojmë bashkë në një tenxhere. Miellin e përziejmë me pluhurin për pjekurina.

Pasi të jetë ftohur pak uji me vaj, ia shtojmë miellin duke formuar një brumë të butë e të yndyrshëm. Shtojmë miell sipas nevojës.

Topthin e brumit e hedhim në sipërfaqen e përmillur dhe e tëhollojmë në një petë rrumbullake me trashësi prej 1 cm.

Me ndihmën e një gote nxjerrim kuleç të rrumbullakët. Secilit kulaç ia vendosim një lugë të vogël reçel. Pastaj e palosim në formë gjysmëhëne.

Biskotat e mbushura kështu i vendosim në tepsinë e mbuluar me letër për pjekje.

Piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për 10 minuta.

Pas pjekjes i kalojmë në sheqer pluhur.

Ju bëfshin mirë.

COMMENTS