Biskota me bademe

Biskota me bademe

Kek me limon dhe vaj ulliri
Speca të pjekur në kajmak: Specialitet i thjeshtë, por shumë i shijshëm!

Gatuhen lehtë. Janë ideale kur i hani duke pirë kafe apo çaj, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

6 lugë sheqer,
1 vezë,
130 gramë bademe.

Përgatitja:

Bademet bluani imët në formë mielli (disa bademe bluani trashë), dhe përzieni me sheqer.

Vezën tundeni deri sa të marrë formën e shkumës (një herë të verdhët e vezës pastaj të bardhët) dhe shtojeni bademin në sheqer.

Përzieni derisa përbërja të bashkohet mirë. Në letër për pjekje me lugë qiteni përbërjen.

Piqeni rreth 20 minuta në 200 gradë. Ftoheni dhe mund ta servirni.

Këshillë plus: Biskotën gjysmë të pjekur njomeni në çokollatën e zezë të shkrirë dhe sërish rrotullojeni në pluhur kokosi dhe në bademet e grira.

Ky variant i biskotës ka diç më shumë kalori por është më e shijshme.

COMMENTS