Biskota energjie të përgatitura në shtëpi (Video)

Biskota energjie të përgatitura në shtëpi (Video)

Ëmbëlsirë me kungull dhe misër (Video)
Pasta greke me pulë

Çfarë na duhet të bëjmë për të përgatitur biskota energjie në shtëpi?

Ato duhet të jenë të mbushura me proteina dhe të përmbajnë shumë vlera ushqyese, por, mbi të gjitha, duhet të jenë të shijshme, apo jo?

Ne mendojmë se ne mund ta bëjmë ketë siç duhet. Këto biskota janë një fitues i vërtetë.

Shurupi i kajsisë dhe panjës ndihmojnë ngjitjen e të gjithë përbërësve së bashku, duke sjellë një ëmbëlsi të bukur në biskota. Kombinimi i rrushit, farave, manaferrave dhe arrave sigurojnë një mori aromash interesante në çdo grimcim.

Më poshtë gjeni përbërësit dhe udhëzimet për përgatitje:

Përbërësit:

1 filxhan tërshërë

1/2 filxhan fara kungulli

1 filxhan bajame

1/2 filxhan drithëra të papërpunuara

1/2 filxhan rrush të thatë

1/2 filxhan boronica të thata

1 filxhan kajsi të thata

1/4 filxhan shurup panje

1/4 filxhan uji

Udhëzimet:

1. Ngrohni paraprakisht furrën në 180 ° C

2. Mbështillni një tavë të madhe me letër rezistente ndaj ngjitjes. Përhapni tërshërën, farat e kungullit dhe bajamet në mënyrë të barabartë në tavë, pastaj piqeni për 10 minuta në furrë të nxehtë.

3. Ndërkohë, vendoseni kajsinë, shurupin e panjës dhe ujin në Nutribullet dhe përzieni derisa të jetë njëtrajtësisht i shpërbërë, pastaj transferoni në një gotë përzierëse. Shtoni grurin, rrushin e thatë dhe boronicën.

4. Hiqeni tavën e pjekjes nga furra dhe lëreni të ftohet, por sigurohuni që furra të mbetet e ndezur. Sapo të ftohet, vendosni tërshërën e pjekur, farat e kungullit dhe bajamet në një tas të madh përzierës.

5. Vendosni në një enë katërkëndëshe ‘7×7’ letrën për pjekje para se të transferoni përzierjen në të. Lëmojeni mbi pjesën e sipërme duke përdorur një copë letre, duke e shtypur poshtë për të siguruar që përzierja është kompakte. Sigurohuni që të shtyni poshtë sa më fort që të jetë e mundur për të parandaluar që biskota të mos shpërbehen, kur t’i ndani ato në copëza.

6. Vendoseni përzierjen e fituar në furrë për 20 minuta.

7. Largojeni pjesën e fituar të kekut nga furra dhe lini atë te ftohet plotësisht.

Vërejtje: Format e ‘energy bars’ mund të shpërbehen nëse tentoni t’i ndani ato para se te ftohen plotësisht.

8. Merrni përzierjen e bareve nga ena dhe e ndani në 10 pjesë bare të energjisë.

COMMENTS