Bishti i samurajit, tendenca e kohës

Bishti i samurajit, tendenca e kohës

Quhet Japan-mania ajo e stilit të flokëve në tapetin e kuq dhe në sfilata të këtij sezoni.
Tradita orientale interpretohet si çelës i bashkëkohores, duke u frymëzuar nga stilimi historik që lidhet me samuraji, chonmage.

Kështu, pasi bishti i samurajit ka qenë një ndër modelet më të preferuara të meshkujve, i njëjti stilim adaptohet dhe nga femrat, me një seri variantesh që bazë kanë topuzin dhe bishtin e thurur.

Rezultati është një stilim i lëmuar e me shkëlqim me flokët të tërhequra fort dhe të shndritshme, falë përdorimit të madh të dyllit.

Bianca Balti ka zgjedhur këtë lloj pamje nga Japonia, bishti i samurait me efektin e lagur të shtrënguar me një shirit të zi.

Kendall Jenner ka qënë ndër të parat që ka zgjedhur bishtin e samurait në tapetin e kuq.

Të kujton chonmange të përmbysur, si bishti i Lily Collins të kapur në tre pika, me efektin shkëlqyes.

Në të njëjtin stil flokësh është dhe Eva Riccobono në Venezia.

Sara Sampaio ka zgjedhur flokët e lagur, me një topuz nga i cili del një tufë flokësh.

COMMENTS