Bilborde me emrat e grave të vrara në Prishtinë (Foto)

Bilborde me emrat e grave të vrara në Prishtinë (Foto)

Në rrugët e Prishtinës sot është shfaqur kreativitet i jashtëzakonshëm. Disa billborde kanë transmetuar porosi rrëqethësi me qëllim që ta sjellin në v

Në rrugët e Prishtinës sot është shfaqur kreativitet i jashtëzakonshëm. Disa billborde kanë transmetuar porosi rrëqethësi me qëllim që ta sjellin në vëmendje problematikën e mungesës së reagimit të duhur institucional ndaj dhunës që ushtrohet ndaj grave.

‘Edhe sa thirrje të humbura’, ‘Diana Kastrati’, ‘Zejnepe Bytyqi’ – janë porositë që duhet ta zgjojnë ndjeshmërinë qytetare dhe institucionale për këtë fenomen.

Mënyra e tillë e dhënies së porosive është inspiruar nga filmi i famshëm i ‘Three Billboards Outside Ebbing, Missouri’, në të cilin një nënë e pikëlluar i shfrytëzon tre billborde për ta turpëruar policinë që nuk ka vullnet ta zgjidh misterin e përdhunimit dhe vrasjes së vajzës së saj.

Filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë të familjes Fulton nga qyteza Vidor në Teksas, e cila vendos billborde të tilla që nga vitit 1991, kur iu është vrarë vajza Kathy Page.

COMMENTS