‘Bijtë e luftës në Evropian’ – Artikulli i AS për kombëtaren

‘Bijtë e luftës në Evropian’ – Artikulli i AS për kombëtaren

Gjesti që bëri De Rossi, pasi tifozët e gjuajtën me ushqim, befasoi gjithë botën (Video)
F1, Kevin Magnussen merr flakë (Video)

Gazeta e përditshme madrilene ‘AS’, i ka kushtuar një shkrim Kombëtares Shqiptare të Futbollit me theks të veçantë periudhës kur drejtimin e skuadrës e mori Gianni De Biasi.

‘Në atë kohë, Shqipëria renditej në vendin e 74 të klasifikimit të FIFA-s dhe kishte në përbërje lojtarë me cilësi modeste. Ai arriti të kontaktonte me shumë shqiptarë të talentuar, veçanërisht në Zvicër’, thuhet në artikull, ndërkohë që i jepet një rëndësi e madhe, faktit që De Biasi ka kënduar himnin Shqiptar në ndeshjen ndaj Rumanisë.

‘Ai dhe bijtë e luftës rreth dy dekada pas konfliktit të Kosovës e çuan Shqipërinë në Evropian. Qeveria i shpërbleu me 1 milionë euro. Tani vjen pjesa më e rëndësishme sepse futbolli duhet t’i shpërblejë’, shkruhet në fjalinë e fundit të artikullit.

COMMENTS