‘Big Mama’ tani me trup bombë (Foto)

Besjana Kasami ka marrë nofkën Big Mama në saje të disa kilogramëve më tepër që kishte në trup.

Por, tani me linjat e reja trupore, kjo nuk i shkon për shtati këngëtares shkupjane.

Ajo ka humbur drastikisht peshë dhe këtë e dëshmon përmes fotografive që ka publikuar në Instagram.

E veshur në një fustan të kuq e të ngushtë, asaj i dukeshin format të cilat nuk i kishte asnjëherë më parë.

Theksojmë se Bigu kishte pasur një ndërhyrje kirurgjike duke zvogëluar lukthin, e cila gjë i ka ndihmuar të bie në peshë.

COMMENTS