Big Mama prezanton motrën, ajo sot feston ditëlindjen

Big Mama prezanton motrën, ajo sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për këngëtaren e njohur Big Mama. Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen motra e saj e që është një

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për këngëtaren e njohur Big Mama.
Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen motra e saj e që është një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bigu përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Bigu në këtë imazh shihet së bashku me motrën e saj ku edhe ka shkruar fjalët më të bukura për të motrën.

‘Te deshiroje vetem nje gje,qe ta shikosh veteveten tende ashtu siq te shoh une, vetem atehere do ta kuptosh se sa njeri special je ti dhe sa shum te dua Urime Ditelindjen o princesha ima motra ime te duaa pa fund’, kishte shkruar Bigu.

Kujtojmë se këngëtarja simpatike, ka disa muaj që ka marrë gjithë vëmendjen e medieve rozë.

Bigu kishte realizuar një operacion pas të cilit dalëngadalë arriti t’i befasojë të gjithë me pamjen e saj.

Ajo tani ka larguar kilet e tepërta dhe duket tejet seksi.

COMMENTS