Biftek

Biftek

Nuk ka mënyrë më të thjeshtë dhe më të shijshme të përgatitjes së biftekut. Përbërësit 1 kg mish i kuq 1 lugë e vogël vegeta Podravka 50 gr mus

Nuk ka mënyrë më të thjeshtë dhe më të shijshme të përgatitjes së biftekut.

Përbërësit
1 kg mish i kuq
1 lugë e vogël vegeta Podravka
50 gr mustardë
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle magdanoz i grirë imët
1 lugë gjelle rozmarinë e freskët
1 lugë gjelle barishte ose qepë të njoma të prerë hollë
½ lugë gjelle gjethe trumze
1 thelpinj hudhre

Udhëzimet

Bifteku pastrohet nga fijet nervore, spërkatet mirë me vegetë e më pas lyhet me mustardë.

Ndërkohë në një tigan ngrohet vaji dhe aty fërgohet bifteku i përgatitur. Ai piqet nga 3 minuta në secilën anë.

Pas kësaj, bifteku vendoset në një tavë shporeti. I hidhen edhe të gjithë përbërësit e tjerë dhe piqet në furrën e parangrohur në 170 gradë për 30 minuta.

Ju bëftë mirë.

COMMENTS