Biftek tartarësh

Sallatë e frutave me jogurt
Receta për ëmbëlsirë të shijshme me mollë: Përgatitje e shpejtë dhe e thjeshtë

Përmbajtja:

400 gr. biftekë lope
2 të kuq të vesë
qepë
thelb hudhre
filet sardine
spec të kuq
limon
salcë, mustardë
spec të kuq (piper)
tranguj turshi
piper i bardhë, kripë
gjalpë

Përgatitja:

Mishin e pastrojmë dhe e ndajmë në copa të vogla, e rrahim në dërrasë dhe ngadalë e copëtojmë.

Përbërësit tjerë të duhur i grijmë imtë mirë, limonin e shtrydhim mirë dhe të gjitha këto i vendosim nëpër vende të ndara.

Në një enë ovale i qesim të kuqtë e vesë, i shtojmë lëngun e limonit, një lugë mustardë dhe i përziejmë duke i shtuar vajin pikë-pikë derisa të formojmë majoneze të trashë.

Në këtë masë majonezi shtojmë gjysmën e mishit të përgatitur, të gjithë përbërësit dhe mëlmesat në masa sipas shijes suaj, dhe i përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëjtë.

Përzieni ashtu që në dorë të majtë ta merrni lugën kurse në anën e djathtë të ndrydhni masën pak nga pak në lugë.

I shtojmë pastaj pjesën tjetër të mishit, dhe në të njëjtën mënyrë e përziejmë që masa të jetë e njëjtë.

COMMENTS