Biftek me spec të kuq djegës

Biftek me spec të kuq djegës

Simite nga pureja e patateve
Receta më e mirë për reçel kumbullash

Recetë për dashamirësit e mishit të kuq. Një pjatë kalorike dhe me shije të veçantë.

Përbërësit:

700 gr. biftek pa dhjamë
2 lugë vaj ulliri
2 lugë lëng limoni
lëkura e grirë e 1/2 limoni
1 lugë salcë soje
1 lugë sheqer integral
1 thelbi hudhër e grirë Salca me spec të kuq:
spec i kuq
1/4 filxhan kos
1 thelbi hudhër e grirë
lëkura e grirë e 1/2 limoni
pak salcë pikante
kripë, piper dhe erëza për dekorim

Përgatitja:

Fillimisht bashkojmë në një enë me kapak vajin, lëngun e limonit, lëkurën, salcën e sojës, sheqerin dhe hudhrën. Shtojmë biftekun duke e lyer nga të dyja anët. Më pas e mbyllim enën me kapak dhe e lëmë në frigorifer për rreth 2 orë.

Ngrohim skarën. Për të përgatitur salcën, pjekim në skarë specin e kuq nga të gjitha anët. E vendosim në një enë me kapak për 10 minuta që të ftohet. I heqim lëkurën dhe e presim në shirita. Hedhim specin, kosin, hudhrën dhe lëkurën e limonit në një mikser dhe i përziejmë.

Shtojmë më pas salcën pikante, kripën dhe piperin. Heqim biftekun nga marinada dhe e thajmë. E pjekim në skarë, duke e kontrolluar herë pas here. Për ta servirur biftekun e shoqërojmë me salcën e përgatitur.

COMMENTS