Bieber e përul fansen që deshi të bënte foto (Video)

Bieber e përul fansen që deshi të bënte foto (Video)

Misset: Trump hynte në dhomat tona kur ishim të zhveshura!
Ja si befasohet Lori në emision (Video)

Justin Bieber është bërë ‘viktimë’ e famës së tij që nga mosha 14 vjeçare, ndërsa pasi kanë kaluar disa vite, toleranca e tij ndaj fansave është zvogëluar shumë.

Gjatë fundjavës, këngëtari britanik ka mbajtur një koncert në Melbourne të Australisë, në kuadër të turneut ‘Purpose’.

Si zakonisht, mijëra fansa kishin vrapuar pas tij që të bënin fotografi. Shumë prej tyre prisnin përpara hotelit ku qëndronte, ndërsa kjo gjë duhet ta ketë nervozuar Bieberin.

‘Shikoni sa e keni nivelin e respektit. Shikoje veten. Më vjen të vjell prej teje’, ishin fjalët e Bieberit drejt fanses së tij.

‘Vrapova që ta lus për një fotografi, ndërsa ai më tha se po ia prish privatësinë’, citon Mashable fjalët e fanses së identifikuar si Sebah Helal.

Nëna e saj ka thënë se pas kësaj ngjarjeje, vajza e saj kishte qarë një kohë të gjatë. ‘Ka pasur dëshirë të madhe që ta takojë, ndërsa ai e ka përulur në atë mënyrë’, ka thënë nëna e fanses.

COMMENTS