Biçikleta si në filma (Video)

Ëndrra për t'i dhënë një biçiklete me drita nga filmi i famshëm 'Tron', është shumë pranë kthimit në realitet. E kompozuar me fibra karboni me peshë

Ëndrra për t’i dhënë një biçiklete me drita nga filmi i famshëm ‘Tron’, është shumë pranë kthimit në realitet.
E kompozuar me fibra karboni me peshë të lehtë, veçoria kryesore e ‘Cyclotron’ janë rrotat me shirita LED, që në pamje te parë, duken si motoçikleta dixhitale të dala nga një film fantastiko-shkencor.

Kjo shpikje nuk ka një lidhje zyrtare me filmin e famshëm ‘Tron’, por ngjashmëritë janë pabesueshme.
Biçikleta u lansua si një projekt i ‘Kickstarter’ dhe ka arritur fitime mbi 128 mijë dollarë, nga 56 mijë dollarë që ishin pritshmëritë, gjithsesi kjo fushatë sapo ka filluar.

Befasuese është se dritat në rrota fuqizohen përmes baterive që mbushen vet litium, të cilat zgjasin deri në 8 orë.
Gjithashtu krijuesit deklarojnë se rrotat unike mund të arrijnë të përshkruajnë 6 mijë milje rrugë pa pasur dëmtime.

COMMENTS