Beyonce në rol për një film Disney

Duda Overlord & Kola lëshojnë bombën e radhës! (Video)
Ndërron jetë në moshë 36 vjeçare aktori i ‘Game of Thrones’ që njihej si britaniku më i gjatë

Beyonce është zgjedhja e parë për të dubluar zërin e Nala (të dashurës së Simbas) në ribërjen e filmit vizatimor ‘Mbreti Luan’.

Asgjë nuk është ende e konfirmuar, nëse këngëtarja do i bashkohet kastit për shkak të shtatzanisë së saj, por sipas regjisorit Jon Favreau, ata do të bëjnë çdo gjë që t’i përshtatet axhendës së saj.

Nëse Bey pranon, ajo do të bashkohet me Donald Glover, zëri i Simbas dhe James Earl Jones, zëri i Mufasa (të cilin e ka bërë edhe në filmin original më 1994). Ndoshta dhe Blue Ivy bashkohet për zërin e Nalas së vogël, pse jo? Të gjithë e dimë se është një fanse e çmendur e filmave Disney.

Nëse filmi i ri është edhe pak mjuzikëll, mendoni si do ngjajë kënga ‘Can You Feel the Love Tonight’ kënduar nga ajo.

COMMENTS