Beyonce merr urdhër të anulojë pjesëmarrjen në Coachella

Beyonce merr urdhër të anulojë pjesëmarrjen në Coachella

Koha kur Arilenën nuk e njihte askush (Video)
Nora Istrefi zhvishet në Dhërmi (Foto)

‘Coachella’ që zhvillohet në Kaliforni gjatë muajit prill, kësaj here nuk do ta ketë në skenën e saj këngëtaren Beyonce. Kjo e fundit e ka njoftuar tërheqjen e saj nga festivali i muzikës me urdhër të doktorëve të saj.

Duket se shtatzënia e saj me binjakë e ka bërë të pamundur prezëncën e saj në skenën e një prej festivaleve më të mëdha në botë.

‘Pas këshillave të mjekëve për të mbajtur një regjim pak më rigoroz, Beyonce ka vendosur të heq dorë nga Coachella’ thuhet në deklaratë.

Megjithatë organizatorët kanë thënë se Beyonce me shumë mundësi do të rikthehet në vitin 2018.

Beyonce ishte caktuar si artistja kryesore e këtij viti, ndërkohë që shumë fansa që kanë blerë biletë mund të kenë mbetur të zhgënjyer.

COMMENTS