Beyonce mbretëresha e MTV VMA 2016

Beyonce është fituesja absolute e mbrëmjes në MTV Video Music Awards të mbajtur mbrëmë në 'Madison Square Garden' në New York. Këngëtarja ka rrëmby

Beyonce është fituesja absolute e mbrëmjes në MTV Video Music Awards të mbajtur mbrëmë në ‘Madison Square Garden’ në New York.

Këngëtarja ka rrëmbyer 7 çmime përfshirë edhe më prestigjozin atë për videon e vitit.

‘Para së gjithash dua të falënderoj vajzën time bukuroshe, dhe burrin tim fantastik për krejt përkrahjen e tyre’, u shpreh Beyonce gjatë fjalimit, përcjellë zico.tv

Beyonce e nominuar në 8 kategori, në shtëpi është kthyer poashtu edhe me çmimin ‘Best Female Video’, atë për Regjinë më të mirë dhe ‘Best Cinematography’.

34 vjeçarja pati edhe një performancë 16 minutëshe me këngë të albumit të saj të fundit ‘Lemonade’.

Fitues të tjerë ishin edhe Calvin Harris, Fifth Harmony dhe reperi Drake.

MTV VMA mbahet është event i përvitshëm ku shpërblehen muzikantët për përpjekjet e tyre profesionale.

COMMENTS