Besi dedikim publik për Xhensilën (Foto)

Besi dedikim publik për Xhensilën (Foto)

Ndahet një tjetër çift i ‘Big Brother Albania’ (Foto)
Çmendet Bleona: këshilla femrave qysh mos me lind fëmijë (Video)

Një çift shumë i përfolur në mediet rozë këta muaj ka qenë edhe Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Çifti u martuan më 1 shtator duke organizuar një dasmë madhështore me familjarët, miqtë dhe kolegët e tyre.

Diçka që u konsiderua e veçantë në këtë dasmë kishte qenë edhe dedikimi i këngëve të çiftit për njëri-tjetrin.

Në një moment, Xhensila kishte marrë mikrofonin në dorë dhe i kishte kënduar Besit këngën dedikuar atij, po ashtu edhe Besi e kishte bërë të njëjtën gjë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Besi ka publikuar një pjesë nga biseda me Xhensilën të cilët ia thotë vargjet e këngës ‘Skifterja ime’ të përcjella me ’emoji’ dhe ka etiketuar bashkëshorten mbi foto.

COMMENTS