Besa-Drita, Flamurtari-Prishtina me vëmendje të veçantë

Besa-Drita, Flamurtari-Prishtina me vëmendje të veçantë

Besa-Drita dhe Flamurtari-Prishtina do të kenë vëmendje të veçantë në këtë fundjavë, pasi kryesuesja Drita kërkon vazhdimin e mbetjes në vendin e parë, kurse Besa fitimin e ndonjë pike që do t’iu ndihmonte atyre në objektivin e këtij sezoni, mbetjen në elitë.

Në 21 ndeshjet e fundit, gjilanasit nuk dinë për humbje. Nga dy përballjet e këtij sezoni, Drita ka shënuar një fitore 2:0 në Gjilan, e me të njëjtin rezultat, Besa ka triumfuar në shtëpi. Ndeshja ndërmjet Besës dhe Dritës zhvillohet të shtunën, raporton KTV.

Edhe Prishtina vazhdon ndjekjen e titullit dhe kërkon që ta rikthejë pozitën e parë që do ta dërgonte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa ky do të jetë takimi përmbyllës i xhiros së 26-të në Superligë. Përballë do ta ketë Flamurtarin, që me vendin e 11-të në tabelë momentalisht, është jashtë elitës së futbollit tonë.

Sivjet, në të dyja ballafaqimet, ka qenë Prishtina ajo që i ka marrë pikët e plota.

Të shtunën, zhvillohet edhe takimi tjetër interesant ndërmjet Feronikelit e Trepçës ’89, kurse të dielën luajnë Llapi-Gjilani dhe Vëllaznimi-Drenica. Që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në elitën e futbollit tonë nisin në ora 14:00.

COMMENTS