Bërxollë nga kërpudhat

Bërxollë nga kërpudhat

Patate të mbushura
Koktej me shalqi

Përbërësit:

250 gr. kërpudha
2 vezë
tul të thatë të një fete buke
pak qumësht
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhre
një tufë majdanoz
grimca buke
erëza, kripë, piper, vaj
një lugë miell

Përgatitja:

Kërpudhat, qepa, hudhra dhe fletët e majdanozit të grimcohen sa më shumë që të jetë e mundur.

Të fërgohen në pak vaj kërpudhat, të ftohen, t’u shtohen vezët, tuli i bukës i njomur në qumësht, erëzat, mielli, kripa, piperi, qepa, hudhra dhe majdanozi.

Të gjithë përbërësit duhet me dorë të përzihen mirë dhe të formësohen bërxollat, pastaj t’u hidhen grimcat e bukës dhe të fërgohen në vaj të nxehtë.

Mund të shërbehen me pire patatesh dhe sipas dëshirës edhe me sallatë

COMMENTS