Bërxolla viçi me rozmarinë

Bërxolla viçi me rozmarinë

Qofte turke – Shumë të shijshme!
Speca të mbushur për një drekë të mrekullueshme

Për ta gatuar bërxollën ju duhet gjalpë, vaj ulliri dhe rozmarinë.

Gatimi fillon në tigan mbi zjarr: hidhni 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjalpë dhe vendoseni në zjarr mesatarisht të lartë. Kur të ketë shkrirë gjalpi, me kujdes vendosni bërxollat që të skuqen.

Rrotulloni kohë pas kohe derisa të jetë skuqur mirë shtresa e jashtme, duke pasur kujdes që të mos e karbonizoni.

Për t’u siguruar që pjekja të shkojë mirë, për gjysmën e kohës së pjekjes e kalojmë në furrë.

Mund të vendosni patatet t’i gatuani veçmas, sepse mund t’ju duhet më shumë kohë, por kur gatuani patate të reja dhe nëse i copëtoni mjaft të vogla, mund t’i shtoni në të njëjtën enë (tigan) me bërxollat dhe t’i lini të gatuhen bashkë në furrë me temperaturë të lartë.

Përparësia në të gatuarit bashkë është se patatet marrin të gjithë shijen e mishit dhe rozmarinës.

Koha e lënies në furrë varet nga trashësia e bërxollave, por nuk duhet zgjatur shumë, sepse është me rëndësi që mishi të mos thahet dhe të mbetet i lëngshëm pas pjekjes.

Në përfundim të pjekjes mund të merreni me sallatën.

Sallata e sotme përbën:

një sallatë të gjelbër
një domate
gjysmë speci djegës
tri qepë të njoma
gjysmë avokadoje
pak djathë të fortë
misër të zier ose të konservuar

Pastroni mirë një sallatë e gjelbër dhe perimet tjera, copëtoni perimet dhe bëni bashkë në një enë të

Për ta copëtuar lehtë avokadon, pa e keqtrajtuar, thjeshtë ndahet në gjysmë, pritet tërthorazi duke kryqëzuar vijat e prera për të formuar kube të vegjël, të cilët, pastaj me ndihmën e një luge gjelle, ndahen nga lëkura.

Njësoj copëtojeni edhe djathin:

Për salcën: në një kavanoz të vogël shtrydhni lëngun e gjysmë limoni, shtoni dy lugë vaj ulliri, krip dhe piper të zi.

Tundeni kavanozin që të bashkohen të gjithë përbërësit bashkë, dhe hidheni atë sipër sallatës.

Përzieni mirë dhe shërbejeni në një pjatë të gjerë.

Shërbeni edhe bërxollat bashkë me patatet dhe shijoni!

COMMENTS