Përbërësit për 6 persona: 6 copë bërxolla 1 filxhan kafeje yndyrë 2-3 copë qepë mesatare 1/2 filxhan çaji miell 1 lugë gjelle gjalpë i freskët
Përbërësit për 6 persona:
6 copë bërxolla
1 filxhan kafeje yndyrë
2-3 copë qepë mesatare
1/2 filxhan çaji miell
1 lugë gjelle gjalpë i freskët
1.800 kg. patate
2 filxhanë kafeje yndyrë për skuqje
kripë, spec i kuq
Përgatitja:
Priten bërxollat sipas racioneve, rrihen që të rrafshohen mirë e të hollohen pak, u hidhet kripë dhe spec i kuq.
Vihet tigani me yndyrë në zjarr dhe pasi të nxehet kalohen bërxollat në miell dhe skuqen një e nga një në zjarr të fortë nga të dyja anët. Pastaj vendosen në pjatë.
Në yndyrën ku u skuqën bërxollat hidhet qepë e prerë në formë rrethi. Pasi skuqet mirë vihet sipër bërxollave si garniturë, ndërsa mbi të hidhet gjalpë i freskët.
Shërbehet me patate të fërguara. Kur mishi është i madh bërxollat vihen të piqen edhe në furrë, pasi bëhet salca me qepë, miell, domate, verë e tjerë, shtrohen në tavë dhe i hidhet salca sipër.
COMMENTS