Bertan Asllani me klip të ri por në Kosovë s’mund të ndiqet (Video)

Këngëtari sqaron pse nuk mund ta shohin klipin e ri fansat në Kosovë. Bertan Asllani ka publikuar projektin e tij muzikor, 'Ben Lazim'. E veçant

Këngëtari sqaron pse nuk mund ta shohin klipin e ri fansat në Kosovë.

Bertan Asllani ka publikuar projektin e tij muzikor, ‘Ben Lazim’.

E veçanta e kësaj kënge është se ka ka bashkëpunuar me kompaninë ‘Sony Music Turkey’, pjesë e të cilës është këngëtari.

Por ‘Ben Lazim’ është publikuar në VEVO dhe ky kanal nuk është i disponueshëm në Kosovë. Për këtë Bertani ka reaguar përmes një postimi në Insagram ku ka dhënë sinjal që po punohet në mënyrë që të transmetohet edhe në Kosovë.

‘Për shkak të marrëveshjes së VEVO-s me disa shtete, klipi ‘Ben Lazim’ nuk mund të ndiqet në Kosovë për një kohë të caktuar! Shpresojmë që së shpjeti do ta ndiqni. Ju faleminderit për vëmendjen’, ka shkruar ai.

COMMENTS