Beogradi do ndihmën e BE-së që Prishtina ta ndryshojë kornizën juridike

Beogradi do ndihmën e BE-së që Prishtina ta ndryshojë kornizën juridike

Bashkimi Europian do të duhej ta shtynte Prishtinën të ndryshojë kornizën juridike dhe rregulloren e brendshme në mënyrë që AKS të mundë të përfshijë parimet e përgjithshme që janë nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2015, ka thënë ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Duke folur në fillim të takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me anëtarët e Komisionit Drejtues për themelimin e AKS-s në Zveçan , ka shtuar se atëherë është arritur marrëveshja dhe është nënshkruar që secila palë duhet t’i përshtatë ligjet e rregulloret e veta në mënyrë që të arrihet implementim i të gjitha marrëveshjet, e siç përcjell tanjug, sidomos marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

‘Nëse nuk ndryshohen rregulloret, statuti (i AKS-së) nuk mund të jetësohet. Neve na duhet AKS siç jemi marrë vesh e siç kemi nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015. Vetëm ashtu dhe assesi ndryshe . Nuk na duhet AKS që do të reduktohej në nivel të OJQ-ve. Na duhet AKS me të cilin serbët mund të vendosin për fatin e vet’, ka theksuar Petkoviq.

Ai ka theksuar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi dhe Qeveria nuk do të lejojnë asnjë zgjidhej tjetër pos asaj që është nënshkruar në Bruksel.

Ai ka shtuar se Beogradi do të presë edhe tre muaj për themelimin e AKS-së ndërsa ka përkujtuar ar se sot 5 vjet është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit.

COMMENTS