Beograd, Nehat Thaçi hedh poshtë aktakuzën

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, ka hedhur sot poshtë aktakuzën e Prokurorisë serbe për krim të organizuar dhe të

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, ka hedhur sot poshtë aktakuzën e Prokurorisë serbe për krim të organizuar dhe të jetë përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Në Prokurorinë e Beogradit Thaçi është i akuzuar ta ketë dëbuar familjen Milivojeviq më 1 korrik 1999 afër Lipjanit. Ai ka thënë se në atë ditë ka qenë në Fushë Kosovë.

‘Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë aty. Me bashkëshorten time kam qenë në muajin e mjaltit në Fushë Kosovë. Në diçka të tillë kurrë nuk kam marrë pjesë’, ka thënë Thaçi duke shtuar se nuk njeh asnjë anëtar të familjes Milivojeviq.

Avokati i tij Sead Spahoviq ka thënë për ‘Blic’ se Thaçi është marrë në pyetje 15 ditë pas arrestimit dhe kjo është e palejueshme.

COMMENTS